Balla:“Zonja kryetare, neni 110 nuk kushtëzon asnjë deputet, as kryeministrin që të qëndrojnë përgjatë gjithë debatit. Është shembull dhe standard, që vitet që vijnë pas le ta kthejnë në standard.
Kur kam qenë unë në opozitë është që kryetari i opozitës ka të njëjtën kohë si kryeministri. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregulloja ka ndryshuar pas vitit 2013.
Deputetët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja gjatë fjalës…nuk marr përsipër që të edukoj askënd që nuk e kanë pasur mundësinë që të edukohen. Është një zhurmues në krah të djadhtë që duhet të ndalojë emetimin. Nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, kurrësesi nuk është ndërprerë debati se kryeministri nuk është në sallë.”