Është identifikuar personi i cili u gjet i pajetë në Kavajë ditën e djeshme. Ai është shtetasi Ameli Softa, 61-vjeç banues në Berat.
Softa raportohet nga familjarët se kishte humbur kontaktin me ta që më 5 Shkurt, teksa u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup në bregun e detit.
Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht në grykëderdhjen e lumit Shkumbin për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, çka i ka shkaktuar më pas dhe mbytjen.
Njoftimi i plotë i policisë: Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2021, rreth orës 14:00, në Spille, Kavajë, është gjetur në breg të detit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 62 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 05.02.2021.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.(F.M.Faxweb.al)