Ministrja e Arsimit, pas takimit thotë se do të forcojmë bashkëpunimin në çështjet e arsimit, sportit dhe rinisë.

Në takimin e zhvilluar me Ambasadoren e Francës në Tiranë Sh. S. Znj. Elisabeth Barsacq, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi e ka uruar atë për këtë detyrë të rëndësishme dhe ka ndarë gjithë gatishmërinë e saj për të çuar akoma më përpara nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha me interes të ndërsjellë.

Ministrja Kushi shprehet gjithashtu se ka përcjellë mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e vyer që Franca ka dhënë në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në dobi të mbarëvajtjes së procesit mësimor.

“Me Ambasadoren Barsacq shkëmbyem gjithashtu të njëjtat pikëpamje për të forcuar standardet e ndërveprimit mes MASR dhe Ambasadës franceze në Shqipëri, në çështje të përbashkëta që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë” – mbyll postimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Evis Kushi.

Top Channel

Previous articleKishte humbur kontaktet me familjen prej 4 ditësh, identifikohet trupi i pajetë i gjetur në breg të detit në Kavajë
Next articleVeliaj: “Lagjja e re në Kombinat, për t’u patur zili; shtëpitë e rindërtimit do të jenë në pronësi të familjeve”