Pacientët e infektuar nga Covid-19 të cilët kanë probleme me mishrat e dhëmbëve kanë 9 herë më shumë gjasa të vdesin sipas një studimi të bërë.

Personat me Covid-19 kanë tre herë më shumë gjasa të përfundojnë në terapi me kujdes intensiv nëse këta të fundit vuajnë nga periodontiti një formë serioze e problemit në lidhje me mishrat e dhëmbëve sipas gjetjeve që kanë dalë nga studimi.

Një nga bashkë autorët e studimit Profesor Lior Shapira, nga Universiteti Hebraik, Izrael tha se: “Rezulatatet e studimit sugjerojnë se inflamacionet që ndodhen brenda gojës mund  ta hapin derën  që virusi të jetë më i dhunshëm”.

“Kujdesi oral duhet të jetë pjesë e rekomandimeve shëndetësore në mënyrë që të zvogëlojmë rrezikun për rezultate akoma më të rënda nga Covid-19”.

Rreth gjysma e popullsisë së botës vuan nga periodontiti, i cili është shkaktari kryesor i ënjtjeve të mishrave të dhëmbëve. Nëse nuk trajtohet si duhet ky inflamacion mund të përhapet në të gjithë trupin dhe të infektojë dhe mushkëritë.

Covid-19 ka marrë jetën e më shumë se 110 mijë njerëzish në Britaninë e Madhe dhe ka infektuar mbi 3.8 milion persona. Të dhënat  e mbledhura tregojnë se nga 568 persona të infektuar nga Covid-19 mes shkurtit dhe korrikut të vitit 2020, rezultuan 40 persona me komplikacione, që ose kanë përfunduar në kujdes intensiv ose kanë vdekur.

U mblodhën dhe analizuan të dhëna nëse këta persona që humbën jetën kanë pasur probleme me mishrat e dhëmbëve. Në përgjithësi pacientët më probleme të mishrave të dhëmbëve kishin deri në 3.67 herë mundësi të vuanin nga komplikacione të Covid-19 sipas studiuesve.

Faxnews