Home BOTA Për gjashtë muaj nuk ka të ndalur shpërthimi i vullkanit në Islandë,...

Për gjashtë muaj nuk ka të ndalur shpërthimi i vullkanit në Islandë, po konsiderohet më i gjati në 50 vitet e fundit

14

Sot janë bërë gjashtë muaj që kur në afërsi të kryeqytetit të Islandës, ka filluar shpërthimi i vullkanit që po habit edhe ekspertët dhe që prej më shumë se gjysmë shekulli u shkakton problem banorëve. Llava e parë filloi të dal nga krateri i vullkanit Fagradalsfjal, gjatë 19 marsit.

Spektakli gjashtëmujor varion nga sasia e llavës që ngitet në ajër, e tashmë është bërë një atraksion turistik duke arritur t’ua tërheq vëmendjen mbi 300.000 turistëve, transmeton Telegrafi.

Vullkani gjendet në ishullin Rejkjanes, në jugperëndim të Rejkjavik. Ky është shpërthimi i gjashtë i vullkanit në Islandë gjatë 20 viteve të fundit dhe njëherit më i gjati në 50 vitet e fundit.

“Gjashtë muaj shpërthim janë të gjata”, ka thënë vullkanologu Torvaldur Tordarson.

Por sipas tij sasia e nxjerr e llavës është e  barabartë me 143 milionë metër kub – nuk është as afër rekordit. Shpërthimi më i gjatë i vullkanit në Islandë ka ndodhur në ishullin Surtsej dhe ka zgjatur katër vite, nga nëntori i vitit 1963 deri më 1967.

E numri i vizitorëve në Fagradalsfjal është sigurisht më i madh sesa 300.000, pasi që numërimi i tyre ka filluar pesë ditë pas shpërthimit. Në muajin e parë u hapën gjashtë të çara që formuan shtatë kratere të vegjël nga të cilët dy janë ende të dukshëm. /Telegrafi/