Dihet që adhuruesit e vërtetë të telefonave të mençur duan t’i ndjekin këto pajisje nga brezi në brez, kështu që nëse jeni mes tyre dhe planifikoni ta bëni diçka të tillë përsëri së shpejti, duhet të bëni disa hapa paraprakisht.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pavarësisht nëse e jepni telefonin tuaj “për një më të ri”, pavarësisht nëse e shisni ose e dhuroni, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini të gjitha të dhënat prej tij.
Kjo do të përgatisë pajisjen – android – për përdoruesin e ardhshëm, por gjithashtu do të parandalojë që të dhënat tuaja të mos bien në duar të gabuara.
Kështu, meqenëse keni transferuar së pari të gjitha të dhënat në telefonin e ri ose keni bërë një kopje rezervë, është koha për të fshirë atë të vjetrin.
Veç kësaj, fshini çdo fjalëkalim të ruajtur nga shfletuesit dhe aplikacionet tuaja. Hiqni sinkronizimin e tyre nga llogaritë e lidhura.
Hiqni kartën tuaj SIM dhe çdo memorie të jashtme.
“Dilni” nga llogaritë tuaja në Google.
“Fshini” çdo kartë pagese të lidhur me telefonin tuaj.
Kriptoni të dhënat tuaja. Një “rikthim i thjeshtë në gjendjen e fabrikës” nuk i fshin plotësisht të gjitha të dhënat nga telefoni juaj, kështu që të gjithë skedarët tuaj mund të rikuperohen lehtësisht.
Të dhënat e koduara do të thotë që edhe nëse pronari i ri i pajisjes tuaj përpiqet të rivendosë të dhënat tuaja, nuk do të jetë në gjendje t’i përdor ato