Home SHOWBIZ Është ndarë nga tre gratë kur të gjitha ishin 33 vjeçe/ 12...

Është ndarë nga tre gratë kur të gjitha ishin 33 vjeçe/ 12 gjëra që vërtetojnë se Tom Cruise është ndryshe nga të tjerët!

118

Është ndarë nga tre gratë kur të gjitha ishin 33 vjeçe/ 12 gjëra që vërtetojnë se Tom Cruise është

Aktori, regjisori, skenaristi dhe producenti Tom Cruise është një ndër të famshmit më të pasur të Hollywood-it.

Cruise ëndërroi të aktronte në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur për herë të parë u shfaq në skenë në prodhimin e muzikalit Guys and Dolls. Ndërsa sot, edhe pse në moshën 59-vjeçare Cruise vijon të jetë në një formë të shkëlqyer dhe një ndër aktorët më të suksesshëm.

Sidoqoftë, si çdo yll i mirë filmi, ai ka disa karakteristika të veçanta, të tilla si refuzimi i ndihmës së specialistëve dhe ndarja nga gratë e tij kur të arrijnë një moshë të caktuar dhe portali “Bright Side” ka përgatitur një listë me disa fakte që tregojnë se si Tom Cruise është një njeri shumë i ndryshëm nga të tjerët.

-Ai ka marrë shumë çmime;
-Shkon shumë larg për t’u përgatitur për skenat e tij dhe merr parasysh rreziqet;
-Di si të fitojë shumë para;
-Është një person i dhembshur;
-Ai donte të bëhej prift;
-Ka qenë i martuar me tre herë. Tre gratë kanë qenë të martuara për rreth 11 vite dhe janë divorcuar nga aktori kur ishin 33 vjeçe;
-Cruise ka një ndjenjë të mprehtë aventure;
-Ai preferon të shoqërohet me kolegët e punës;
-Ka fytyrën e një ushtari;
-Është një djalë i përulur;
-Ai “rikrijoi” një shfaqje me dashurinë e tij platonike;
-Bën më shumë para kur vrapon.