Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Tiranë me Durrësin në afërsi të Vorës.
Një kamion ka përplasur një këmbësore, e cila shihet e shtrirë në rrugë, ndërsa nuk dihet nëse ka shenja jete apo jo.
Pritet mbërritja e ambulancës për të mësuar gjendjen e saj.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh në këtë aks, ndërkohë që edhe policia ka mbërritur me vonesë për shkak të trafikut.