Kjo bojë është vlerësuar tashmë dhe me çmim nga Guinness World Records si ngjyra më e bardhë e prodhuar ndonjëherë. “Kur ne e filluam këtë projekt rreth 7 vitë më parë, qëllimi ynë nuk ishte të regjistroheshim në librin e rekordeve Guinness, dhe pse kjo gjë ishte mjaft emocionuese. Ne kishim si qëllim të luftonim ngrohjen globale.” tha Xiulin Ruan, një profesor në universitetin Purdue.
Idea ishte që të krijohej një bojë aq reflektuese sa të reflektonte dritën e diellit tërësisht nga një ndërtesë. Për ta bërë këtë bojë shumë reflektive, u shfaq nevoja e përdorimit të ngjyrës së bardhë. Kjo bojë reflekton 98.1% të rrezeve diellore ndërkohë që emëton dhe nxehtësinë infra të kuqe.
Xiulin Ruan, a Purdue University professor of mechanical engineering, holds up his lab’s sample of the whitest paint on record.
Në qoftë se kjo bojë përdoret për të lyer një tarracën prej 304 metrash, mund të përfitohet një energji ftohëse prej 10 kilovatësh. “Kjo energji është më e fuqishme se sa kondicionerët që përdoren në shumicën e shtëpive.” tha Ruan.
Janë dy arsyet se pse kjo bojë është kaq e bardhë: përqëndrimi i lartë i një përbërjeje kimike të quajtur sulfat barium (i cili përdoret dhe në fletën e fotografisë dhe në kozmetikë), dhe numri i grimcave me madhësi të ndryshme në bojë.