Në 78-vjetorin e lindjes të shkrimtares Helena Kadare, bashkëshorti i saj, i madhi Ismail Kadare, ka një mesazh urimi për të shtrenjtën e tij.
Pyetjes së studiueses Alda Bardhyli se çfarë është Helena për ju, shkrimtari i madh zgjodhi fjalët më të ëmbla të shprehjes së dashurisë:
“Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.
Shumë e vështirë të gjej një fjalë, që përkufizon gjithë lidhjen tonë. Zakonisht për gjërat e bukura të kësaj bote, gjërat e mëdha, gjërat e përjetshme, nuk i përkufizon dot, nuk e durojnë dot përcaktimin në fjalë gjuhësore. Prandaj nuk do ta merrja përsipër një aventurë të tillë”.
Po ashtu, i pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare është shprehur se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ja kam thënë dikujt, në një farë mënyre një gruaje, ka qenë Helena”.
icon style