Modaliteti youth i këtij aplikacioni ndjek kufizimet e reja mbi aksesin e video-lojërave nga qeveria kineze. Fëmijët nën 14 vjeç do të mund të lundrojnë në Douyin nga ora 6:00 deri në 22:00 për vetëm 40 minuta në ditë. Këto rregulla do të aplikohen për të gjithë përdoruesit që janë regjistruar me datëlindjen e tyre të vërtetë, dhe tashmë kompania po i bën thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre me të dhënat reale ose të aktivizojnë youth mode kur fëmijët luajnë.
Qeveria kineze po mundohet të ulë numrin e orëve që adoleshentët qëndrojnë online, pasi kjo gjë sipas tyre është e dëmshme. Muajin e kaluar, National Press and Publication Administration publikoi rregullat e reja, të cilat detyronin të gjithë personat nën 18 vjeç të luajnë lojëra vetëm gjatë fundjavës dhe pushimeve, nga ora 20:00 deri në 21:00. Gjithashtu autoritetet kanë kërkuar nga kompanitë të realizojnë një identifikim real të përdoruese, si përshembull përmes numrit të telefonit.