Dy partitë kryesore në vendin tonë kanë shpenzuar shuma të majme në fushatën e 25 prillit, në përpjekje për të bindur shqiptarët tu jepnin pushtetin.
Edi Ramës i ka kushtuar mandati i tretë 172 milionë lekë të rinj. Kaq është shifra zyrtare e shpenzimeve që ka deklaruar Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë raportimit financiar.
Sipas raporteve të siguruara nga ABC, Partia Demokratike ka shpenzuar, 3.6 herë më pak se partia në pushtet. Lulzim Bashës fushata që nuk e bëri dot kryeministër i ka kushtuar 47 milionë lekë të rinj.
Socialistët jo vetëm që kanë shpenzuar shumë, por kanë gjeneruar të ardhura, të cilat i kanë lejuar edhe të kursejë 4 milionë lekë, ndryshe nga PD të cilët fushata ja ka lënë arkën bosh.
Kandidatët e Partisë Demokratike deklarojnë të mos kenë pasur sukses të mbledhin fonde individualisht për të financuar fushatat e tyre.
Vetëm 2 milionë lekë të rinj kanë sjellë kandidatët demokratë në arkën elektorale të Partisë, ndryshe nga socialistët, që ja kanë dalë që përmes emrave të tyre në listë, të grupojnë 38 milionë lekë, cka nënkupton të jenë para të bizneseve apo individëve që kanë sposorizuar drejtpërdrejtë kandidatët e veçantë të Partisë Socialiste, dhe jo partinë në vetvete.
Edhe anëtarësia e Partisë Demokratike ka kontribuar më pak, me vetëm 10 mln lekë të rinj, krahasuar me kuotat e anëtarësisë në PS, që kanë dhënë dyfishin e opozitarëve, mbi 20 mln lekë.
Të dyja partitë kanë deklaruar se kanë paguar fatura për konsultime për ndërtimin e strategjive elektorale.
Sërish PS ka shpenzuar më shumë. 15 mln ka paguar PS për kosnulentët e saj, ndërsa 8.5 mln ka paguar për këshillime selia blu.
Paratë nuk janë kursyer as për të sponsorizuar materialet e partive në rrjetet sociale.
Vetëm për “FB”, të dy partitë së bashku kanë harxhuar mbi 140 mijë euro.
Konkretisht, partia e Bashës ka deklaruar pagesa për median sociale rreth 7 milionë lekë të rinj, ndërsa PS, pak më shumë, rreth 10 mln lekë.
Të dy partitë deklarojnë dhurime të larta në natyrë, kryesisht zyrat elektorale të hapura në të gjithë vendin, i deklarojnë përgjithësisht si të dhëna në përdorim falas./ Abcnews.al