Këngëtarja e dashur shqiptare Elhaida Dani ka publikuar mbrëmjen e djeshme albumin e titulluar “Zanin”. Artistja mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert për të prezantuar atë. Albumi përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, që gjenden edhe në You Tube. Elhaida ka marrë mbështetje të shumtë jo vetëm nga dëgjuesit e saj, por edhe nga kolegët, mes të cilëve edhe Aurela Gaçe.

Aurela ka publikuar disa video në Instagram duke përgëzuar këngëtaren shkodrane për punën. “Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para , prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN“”- ka shkruar Aurela krah postimit.

Mirëpo, vëmendje në këtë postim ka marrë komenti i Elton Dedës. Ai ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj. Megjithatë nënvizon se ky është një perciptim i vogël nga ajo pak që ka dëgjuar.

“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”- shkruan ai.

Elton Deda kritikon publikisht albumin e Elhaida Danit, Aurela Gaçe i del në mbrojtje
Nga ana tjetër, Aurela i ka dalë në mbrotje Elhaidës duke shkruar:

“E shoh, e perceptoj, e vlerësoj punën, dëshirën për të dhënë edhe duke qenë se lodhem shumë vetë për të bërë diçka e di mirë sakrificën edhe prandaj e duartrokas. Pastaj gjithsecili ka shijet dhe perceptimet e veta kur vjen puna në muzikë.”

fax