Gjirokastra ëështë bashkia me numrin më të madh të personave të vaksinuar në vendin tonë, e ndjekur më pas nga Delvina, Mirdita dhe Puka. Lajmi u bë i ditur nga shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha më tej se në vendin tonë vaksinat janë shfytëzuar si duhet, dhe nuk ka pasur sasi dozash që të kenë dalë jashtë afatit të përdorimit të tyre.
“Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta dhe ka pasur edhe në përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki të ndryshme. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe këtë jacë që flasim. Bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bashkia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirdita dhe Puka po ashtu.
Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë e Tropojës dhe Kukësit. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve.
Shfrytëzimi i vaksinës është një indikator i performancës së kryerjes së vaksinimit dhe është për të gjitha vaksinat mbi 80% dhe tregon që nuk ka vaksina që të ketë skaduar në vendin tonë dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat”, tha ajo.
Ndërkohë që Albana Fico tha se 33% e qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.