Masat ajrore të qëndrueshme që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë duke filluar nga ë orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave përgjatë shtrirjes Lindore. Por orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që të sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët. Parashikohet që edhe nata të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatare në bregdetin e Adriatikut dhe e fortë në jon duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vendet e Europës Lindore dhe Veriore do të paraqiten në ndikimin e një qendre ciklonare, e cila të ditojë vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu pjesërisht Qendra e kontinentit vijon me mot të paqëndrueshëm. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë Jugperëndimin dhe Juglindjen e Europës.
Kosova
Orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat gjatë mesditës do të zhvillohen duke sjell reshje në sasi të pakta dhe të karakterit lokal. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në republikën e MV do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të pësojnë zhvillim, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit. /abcnews.al/