Pas 4 muajsh i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar në Valencia të Spanjës, bosi kolumbian i drogës, në aferë kriminale me trafikantë shqiptarë.
Me urdhër të Prokurorisë italiane e të Departamentit të Antimafias, Guardia di Finanza e Katanias në bashkëpunimin me Shërbimin Investigativ të krimit të organizuar e policinë spanjolle kanë ekzekutuar operacionin që ka cuar në arrestimin në Spanjë të trafikantit të shpallur në kërkim europian, kolumbianit Julio Cesar Hurtado Rodriguez.
Në kuadër të operacionit të koduar “Cocorito”, ekzekutuar më 25 maj 2021, ndaj tij rëndonte urdhëri i arrestimit europian, për trafikun ndërkombëtar të 365 kg marijuanë e kokainë.
Kolumbiani Julio Cesar Hurtado Rodriguez ishte një nga krerët e grupit të trafikantëve që bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës në trekëndëshin Kolumbi, Shqipëri, Itali.
Punësimet masive në fushatë elektorale, Gjykata i jep të drejtë PD. Urdhëron PD të nisë hetimet
Operacioni “Cocorito” çoi në urdhër arrestimin e 13 personave, 4 prej të cilëve ishin shqiptarë.
Trafiku ndërkombëtar i drogës ishte i organziuar në dy grupe trafikantësh: Grupi i trafikantëve kolumbianë që drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon e Julio Cesar “Cheo” Rodriguez Hurtado e nga anëtarët Hillaris “Hillary” Caceres Palacios e Robert Andres “Solìto” Rodriguez Mina e menaxhonin kryesisht trafikun e kokainës.
Grupi i trafikantëve shqiptarë që drejtohej nga Viktor Dalipaj, Petraq “Pietro” Troka, e Adriano Spina, dhe ishte i organizuar në dy nën grupe;
Nëngrupi i drejtuar nga Julian “Juli” Hoxhaj e Indrit “Endri” Karafili, të cilët trafikonin për interes të këtij organizimi kriminal, sasi droge nga Shqipëria drejt Siçilisë.
Ndërsa nëngrupi i dytë i grupit të trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Sebastiano “Mishi” Lombardo, Salvatore Litteri e Gioele Musumeci e që furnizoheshin me drogë nga grupi i shqiptarëve drejtuar nga Hoxhaj e Karafili.
Arrestimi i bosit kolumbian të drogës u arrestuaa nga policia spanjolle në Valencia të Spanjës e shumë shpejt do të ekstradohet drejt Italisë.
Kapja e 365 kg marijuanë e kokainë u krye gjatë fazës investigative të operacionit “Cocorito”.
Shqiptarët e arrestuar në maj të 2021 e në aferë trafiku droge me bosin kolumbian janë:
-Viktor Dalipaj
-Petraq “Pietro” Troka
-Julian “Juli” Hoxhaj
-Indrit “Endri” Karafili