Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar ditën e sotme qeverinë Rama pas rritjes së çmimit të bukës.
Në një postim në Facebook, Grida Duma akuzon qeverinë se vetë jeton në luks prandaj dhe nuk skuqet klur dëgjon hallet e popullit apo kur nuk mban premtimet.
Duma më tej thekson se ata nuk duan t’ia dijnë për hallet e popullit, shumica dërrmuese e të cilit jeton në varfëri për shkaktë dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv.
“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.
Mjafton të dëgjosh qëndrimet e tyre e kuptohet që janë një pakicë, sepse as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv”, shkruan deputetja.