Një i mitur është lënduar gjatë qëndrimit në kopsht në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, ndërkohë që e ëma e tij ka denoncuar në polici edukatoren.
Kjo e fundit është proceduar nga policia për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, ndërkohë që fëmija pas mjekimit në spital është larguar për në banesë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.