Sipas ekspertëve amerikanë, njerëzit kanë shtuar mesatarisht nga 1 në 6 kg peshë gjatë karantinës dhe pesha e tepërt është problematike.
Dita ditës po shtohen raportimet për rastet në rritje të mbipeshës gjatë pandemisë së COVID-19.
Njerëzit nuk kanë frenuar të ngrënit si pasojë e stresit dhe mërzisë ndërkohë që jeta pasive e bën mirëmbajtjen e peshës më sfiduese.
Një studim i kryer në Britaninë e Madhe, të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi se mbi 63% e njerëzve të pyetur mbi këtë çështje e kishin patur shumë të vështirë të kujdeseshin për peshën gjatë karantinës si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Kjo sfidë buronte nga:
vështirësia për të gjetur ushqime të shëndetshme në dyqane
ngrënia e tepruar si pasojë e mërzisë
ushqyerja si reagim i stresit dhe ankthit
aktiviteti fizik i pamjaftueshëm.
Sipas studiuesve, ky fact nënvizoi atë që dihej: sapo njerëzit shkunden nga rutina e tyre e kanë shumë të lehtë të shpërqendrohen nga objektivi i ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik.
Mirëpo, ky nuk është problemi, thonë ata.
Problemi qëndron se deri më tani, nuk dihet si do të vazhdojë kjo krizë e paprecedentë.
Përse Është Mbipesha Kaq Problematike, Sidomos Tani!
Sipas ekspertëve amerikanë, njerëzit kanë shtuar mesatarisht nga 1 në 6 kg peshë gjatë karantinës dhe pesha e tepërt është problematike.
Mbipesha shton rrezikun e sëmundjeve si diabeti i tipit 2, ishemia, sëmundjet e zemrës, hipertensioni e një sërë problemesh të tjera.
Ajo bëhet më e rrezikshme gjatë pandemisë sepse sëmundje të tilla janë faktor në përkeqësimin e shëndetit të pacientëve të prekur me COVID-19.
Si Të Merrni Peshën Tuaj Nën Kontroll?
E para dhe më e rëndësishmja sipas ekspertëve është që nëse keni shtuar peshë gjatë këtyre muajve të karantinës të mos demoralizoheni dhe të mos fajësoni veten.
Në këtë moment, shfrytëzojeni këtë përvojë për të bërë një ndryshim.
Mundohuni ta nisni ditën duke ecur ose duke kryer një aktivitet fizik dhe mbi të gjitha kërkoni ndihmën e një profesionisti për të ndryshuar ngadalë ose sipas ritmit tuaj, regjimin ushqimor./AgroWeb.org