Nga Erion Murataj!
Kemi afro dy vite që jetojmë në një kohë aspak të zakontë. Padyshim që njerzimit iu shkërrmoq e gjithë kalaja e rërës që kishte ndërtuar mbi fuqinë që kishte arritur të prodhonte mendja njerzore.
Sot, po vuajmë jo thjeshtë në aspektin mjeksor. Sot po vuajmë pasigurinë e së nesërmes.po vuajmë nga miti dhe kulti që vetë kishim ngritur dhe padyshim në këto rrethana është edhe vendi ku jetojmë . por! sikur të mos mjaftonte kjo ,sikur të mos mjaftonte e gjithë lufta me armikun e padukshëm e cila duket si një trillim përrallash apo film fantastiko-shekencor tek ne shtohet dhe fakti I papërgjegjshmërisë së njerëzve që kërkojnë të drejtojnë dhe të sakrifikojnë këdo për pushtetin e tyre.
Ne sot jemi dëshmitarë të ndodhive dhe fakteve aspak të zakonta. Jemi dëshmitarë të shkërrmoqes së parimeve themelore të demokracisë ashtu si edhe në mbarë botën ku patjetër lëvizja e lirë dhe dëshira për të qenë një botë sa më komplekse dhe sa më bashkëvepruese .
Në Shqipëri në Kosovë dhe në mbarë trevat shqiptare vihet re se kësaj të keqjeje të madhe që i është pllakosur globit i shtohet dhe papërgjegjshmëria e njërëzve që nuk shohin gjë tjetër përveç sinorit të tyre. Ne kemi arritur ti faktojmë vetes se 30 vite demokraci nuk mjaftuan.
Kemi arritur ti faktojmë vetes se lufta që kemi bërë për mbijetesë na solli as më pak e as më shumë se tirani të brendshme të cilat për hir të pushtetmbajtjes sot ne i vuajmë në kurriz në të përditëshmen tonë . nisur nga kjo në një optikë fare të thjeshtë ku gërshetimi I një ekonomie të dobët, I një shoqërie që çdo ditë ka hemoragji te njerëzve të cilët duhet të jenë produktivë për punë e mendjes . absolutisht sot nuk kemi asnjë dritë shprese dhe dritë në fund të tunelit .
Ne me duart tona me dëshirën tonë të plotë duke iu besuar atyre që sot na çojnë në ndarje të pakuptimta. na çojnë në përplasje të pashoqa ,na çojnë një një përballje mes vetes ku fundja për interest e tyre dhe të karriges që kurrë nuk e lëshojnë dot. Bashkë,po po bashkë, të gjithë bashkë ata bashkëveprojnë dhe kontraktojnë çdo gjë që ka të bëjë me përditshmërinë tonë. Mjafton të shikonim se si bashkë ata në mënyrë arbitrare ,në mënyrë jo demoratike kanë tjetërsuar vullnetin tone.
Do të mjaftonte të shikonim se si në kalanë e tyre të fildishtë ku gjithçka është e lejuar për ta dhe gjithçka është e ndaluar për ne, ata negociojnë apo merren vesh se si duhet të jetë e përditëshmja jonë dhe se si duhet të jetë jeta jonë. Se si duhet të jetë e ardhmja e brezave të cilën fundja përgjegjësinë kryesore e mbajmë ne. por! ata firmosin ,vulosin dhe vendosin për ne.
Por ata firmosin ,vulosin dhe vendosin në emrin tonë . Do të mjaftonte të shikonim maskaradën e rrdhës ku njëra palë hesht dhe tjetra bën sikur zihet, e për çfarë? Për të mbajtur status quonë çdo 4 vjeçar dhe për të mbajtur status quonë për dekada me rradhë . Do të mjaftonte të shikonim se si për më të shtrenjtin investim të shqiptarisë në shekullin e fundit që është Kosova ata jo vetëm që nuk përbashkohen,jo vetëm që I tregojnë botës ndasitë e thella që kanë thjeshët dhe vetëm për pak protagonizëm .
Por! do të mjaftonte që të shikonim pamundësinë e atyre që I konsiderojmë si gjakun tonë pra kosovarëve popullin e vetëm në Ballkan I cili nuk lëviz dot lirshëm në Europë. Do të mjaftonte të shikonim se si paqartësia dhe paudhësia politike dhe diplomatike të cilën për interesin e tyre kryekëput shpaloset si një paaftësi shqiptare për vetëmenaxhim dhe vetëqeverisje.
Do të mjaftonte që të shikonim se si vënë me detyrim vaksinimin e studentëve a thua se këta studentë nuk jetojnë në familje apo shoqëri ku të pavaksinuarit janë me shumicë apo jo? Do të mjaftontë që të shihje që se si në këtë fillim viti shkollor studentëve nuk I’u lehtësohet ,hiqet jo e jo por ju mbahet në kuota standarte pagesa për shkollim .
Do të mjaftonte të shikoje që në një kohë pandemie, në një kohë jo vetëm të pazakontë por në një kohë që mbijetesa është sfidë më vete entete rregullatore nuk ndërhynë për rritjen e çmimit të bukës ,nuk ndërhynë për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. por ! kujdesen fare mirë që ti bejnë jehonë sherrnajave politike të disa njerëzve. po marr guximim ti quaj njerëz sepse në fakt nuk janë njërëz, janë fundërrina politike 30 vjeçare që patjetër ne I kemi mbështetur dhe I kemi dhënë pushtet për të na qeverisur.
E nisur nga çfarë iu thashë më lart besoj se ka pak për të thënë për atë se çka duhet të bëjmë . Duke u nisur nga ajo çka ju thashë më lartë besoj se është e kotë të shpresojmë nga ata që na drejtojnë.Besoj se këtej e andej kufirit ku fatkeqësisht sot kanoset një tjetër metastaze e errët ku ish ministri I Millosheviçit dërgon tanke në kufi besoj se ka pak për të bërë ose ka aspak për të thënë me këta që sot I quajmë lider. Jemi, duam, apo s’duam bashkëfajtor dhe ortak në këtë kohë që po jetojmë. Sot më shumë se kurdoherë tjetër po jetojmë në një kohë të çmendur./Egnatia news