Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ku pritet të diskutohet aksioni opozitar në parlament.

Burime kanë dhënë detaje, duke thënë se pritet të formohen grupet që do diskutojnë për ribërjen e reformës territoriale, asaj kushtetuese dhe zgjedhore.

Pjesë e takimit të grupit parlamentar është dhe deputeti Tritan Shehi, i cili është pozicionuar në krah të Berishës pas përjashtimit nga grupi.

“Ditën e sotme do të diskutohet për aksionin opozitar në kuvend. Pritet të diskutohen edhe reformat për të cilat PD do të kërkojë ribërjen e tyre. Ka pasur pretendime që reformat janë bërë të njëanshme. Bëhet fjalë për ngritjen e grupeve të punës për reformën territoriale, zgjedhore dhe asaj kushtetuese. Pritet që të ngrihet një tjetër grup pune për komisionet hetimore. Do jetë takim në kuadër të diskutime por pritet të shihet nëse do krijohet grupi. Deputetët pothuajse të gjithë kanë mbërritur. Për pak minuta pritet të fillojë dhe mbledhja. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Tritan Shehu, i cili menjëherë pas përjashtimit të Berishës është pozicionuar në krah të Berishës dhe ka marrë pjesë në mbledhjet e tij”, tha Lusi Pergjegji.