Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi:
“Të dashur familjarë dhe miq të Saimir Hoxhës, ko është ditë e trishtuar për ju dhe për të gjithë ne. Ju humbët babin, burrin dhe njeriun tuaj të shtrenjtë, ne humbëm një punonjës fisnik të përkushtuar ndaj punës. I rritur në një familje të arsimuar në Pukë, Saimiri la përshtypjet më të mira për uniformën e policisë.
Të humbësh një njeri me vlera të tilla është diçka e rëndë por për ne është një detyrim më shumë për të nderuar Saimir Hoxhën. Në emër të qeveris ju siguroj mbështetjen tonë, për familjen dhe për dy fëmijët e Saimirit i cili deri në ditën e fundit bëri të pamundurën për sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Në këtë ditë dhimbje jemi jemi afër me gjithë zemër familjes, do tu jemi pranë do të kujdesemi për fëmijët e “Dëshmorit të Atdheut” i cili humbi jetën në krye të detyrës. I paharruar qoftë kujtimi i tij, prehu në paqe Saimir”, tha Çuçi.