Kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi se bashku me drejtuesit kryesore të partisë ka zhvilluar një takim me delegacionin e ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit. Për LSI zgjedhjet e 25 prillit ishin anti demokratike dhe të pabarabarta si dhe vunë në dukje mos reflektimin e vullnetit të qytetarëve
’25 Prilli si një garë antidemokratike, e pabarabartë dhe e padrejtë, që nuk reflektoi në përfaqësim vullnetin real të qytetarëve është një realitet shumë i rëndë që duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe sa më parë.
LSI pret nisjen e procesit parlamentar për vazhdimin e reformës zgjedhore, e cila rezultoi në zgjedhje shumë larg standardeve të synuara, për t’u angazhuar aktivisht për një ligj zgjedhor realisht demokratik dhe që respektohet e nuk mbetet vetëm i shkruar në letër, dhe që t’i rezistojë kohës në shërbim të interesit të qytetarëve. Që respekton barazinë e votës dhe i jep vlerë votës së barabartë të çdo qytetari.
Integrimi i Shqipërisë në standardet evropiane të demokracisë duhet të mbetet prioritet i të gjithë klasës politike, si rruga e vetme për mirëqenien e familjeve shqiptare dhe çlirimit të drejtësisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore’.