Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore, për vrasjen e Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha. Fax News ka mësuar nga burime të sigurta nga institucioni i akuzës së Lezhës se hetimet janë përqëndruar te ndërmarrja e operacionit për asgjesimin e 62 rrënjë kanabisi.
Përveç Shërbimit të Ccështjeve të Brëndshme, që po kryehn hetime se kush e urdhëroi këtë operacion, nga erdhën indiciet për parcelën e kanabisit, prokuroria e Lezhës është duke punuar intensivisht e po kryen verifikime se përse në këtë operacion 3 efektivët e policisë jo vetëm që nuk kishin mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Lezhës në sektorin anti-kanabis, por ato nuk ishin pajisur as me mjete mbrojtëse, në rast sulmi, ashtu edhe sic ndodhi.
Ndërkohë Fax News ka mësuar se hetimet e kësaj ngjarjeje janë duke u kryer vetëm nga prokuroria e Lezhës. Ne veprimet hetimore nuk është përfshirë policia kriminale e Polcisë së Shtetit, pasi ka qenë edhe në konflikt interesi, ku në ngjarje mbeti viktimë një efektiv policie. Ndërkohë një tjetër pikë ku janë përqëndruar hetimet është edhe asgjesimi i parcelës.
Sipas burimeve organet ligjëzbatuese po punojnë për identifikimin e pronarëve të kanabisit. Kjo pasi ka dyshime se Aldi Rama, dhe dy shokët e tij, dyshohet se kanë pasur dijeni për parcelën. Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, dy shokët e autorit, të arrestuar për moskallëzim krimi, janë marrë në pyetje prej disa orësh ditën e djeshme nga Oficerët e Policisë Gjyqësore Lezhë, për të përfituar të dhëna mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Një detaj interesant nga dosja hetimore është fakti, se dy kolegët e viktimës, në momentin që qëlluan ndaj 21-vjeçarit, kur ky i fundit u largua pasi i elkzskutoi Hoxhën një nga predhat ka kapur gomën e mjetit Vosëagen, duke e shpuar atë. Ka qenë pikërisht goma e shpuar që ka detyruar të riun të ndaljë vetëm 1 km larg vendit të krimit dhe të fshihej aty për gatj 6 orë, deri kur kreu edhe vetvrasjen, pasi u rrethua nga forcat speciale RENEA.