Bukuroshja italiane, Diletta Leotta, ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman.
E ftuar në një emision mbrëmjeje në Itali, Diletta e cilësoi marrëdhënien e saj me Can Yaman si një
“Histori të bukur, një dashuri të vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt.”
Edhe pse i kanë ndarë rrugët mes tyre, ajo thotë se vazhdon të jetë ende e dashuruar me të.
“Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme.”
Aktori turk me origjinë shqiptare propozoi prezantuesen italiane, shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro.
Kujtojmë se ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.
Më pas revista ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqen në momente intme duke u puthur dhe përqafuar.
Media italiane shkroi se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto. Pas këtyre lajmeve aktori reagoi përmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Është puna ime! Pikë!”