Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi mbylljen e hetimeve për Konstantinos Katsifas.
Gjithashtu prokurori Julian Çafka kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera shtesë të parashikuar nga ligji.
“Në vijim të interesimit të medias për çështjen penale për ngjarjen e datës 28.10.2018 në fshatin Bularat/Dropull, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ju informon se pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si organi kompetent, ka vendosur kthimin, duke urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore. Aktualisht çështja ndodhet në fazën e përmbushjes së këtyre detyrimeve”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.