Ndoshta fati nuk dëshiron ta lërë në baltë Shqipërinë pas asaj humbje me Poloninë. Në fakt, nga java tjetër, të Hënën siç raportohet, Anglia mund të marrë një denim nga UEFA për kaosin e shkaktuar nga tifozët në vigjilje të finales së madhe të EURO 2020.
Bëhet fjalë për vendimin e proçedimit disiplinor që UEFA kishte hapur ndaj Anglisë pas finales në “Wembley”, për qindra tifozë që thyen rrethimin dhe u futën pa bileta në impiantin gjigand të futbollit në Londër.
- “Messi, të lutem fale nënën time”. Fotoja e një tifozi të vogël që po bën “namin” në rrjetet sociale
UEFA nisi proçedimin ndaj Federatës Angleze për thyerjen e sigurisë në një finale kaq të rëndësishme dhe rreziku siç e pranojnë vet mediat vendase është dënimi me një ndeshje pa tifozë.
Dhe këtu mund të përfitojë Shqipëria për të përsëritur një tjetër natë luanësh si ndaj Hungarisë. Për më tepër, këta të fundit luajtën 24 orë më parë dhe morën një barazim ndaj Anglisë në “Wembleyn” e mbushur ndërsa ne do ta kemi të boshatisur. Githmonë pas vendimit nga UEFA që me siguri do të na japë një dorë.
Vendimi nga UEFA nuk ka të bëjë me paralajmërimin nga FIFA për trazirat që ndodhën pikërisht në ndeshjen e djeshme ndaj Hungarisë, dhe ai mund të jetë një denim më vete, një tjetër ndëshkim për “Tre Luanët”.
Kujtojmë që ndeshja Angli-Shqipëri është programuar për t’u luajtur më 12 Nëntor dhe do të jetë sfida e parafundit e kuqezinjve në këto eliminatore./Ora News/.