Para disa ditësh, në puntatën e emisionit “T’ka mami Yll” , një sekuencë midis anëtarëve të jurisë dhe një prej fëmijëve, Lianës, u bë mjaft virale.
Vajza dëshiron të kërcejë dhe juria, veçanërisht Erjona Rusi dhe Albi Nako ju drejtuan me disa pyetje të cilat nuk u pritën aspak mirë nga publiku i gjerë, që shkaktuan mjaft reagime të ashpra në rrjet dhe nga ana e personazheve publikë.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Aurela Gaçe, e cila përmes një postimi mjaft të gjatë në Instagram thotë se ‘ne jemi një shoqëri bullizuese’ dhe ajo që është shfaqur në televizion nuk ka ardhur ashtu kot, papritur.
“Këto dite, kam lexuar shumë statuse, mbi një video ,ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur?
U shfaq në TV Ashtu krejt papritur?
NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE!
Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë.
Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i holle, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial ke kaluar te 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nê rrugë, në rrjetet sociale, në ambjentet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe nê shtëpi
—-….——
I ngjave satëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së t’yteti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burre, cunat nuk qajnë,behu trim se je qullash etj etj etj.
Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes.
Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë?
A ju kanë gjykuar NDONJËHERE?
Ky pra quhet bullizim, i pamëshirshëm, që ka raste thyen nga brenda zemra, mendje, shpirtra që edhe nuk kanë fuqi te luftojnë edhe perfundojnë keq.
Ka nga ata, si ky njeri që po shkruan, që eshte ndjere e bullizuar e koha, eksperiencat ,jeta e ka bërë të fortë e ja ka plas ballit kujtdo që ka guxuar ta bëjë.. E pikerisht këtë po u mësoj fëmijëve te mij, që sigurisht jetojnë mes femijëve që mesojnë që në vegjëli të vënë në lojë,të tallen më të tjerë.
A thua kjo vjen nga brenda shtëpisë? A thua dēgjojnë mamin,babin a kedo që e rrethon duke përdorur epitete për të tjeret?
Kam frike se po.
Njërëzit e realizuar, sigurisht nuk shajnë, nuk tallin askënd. Perkundrazi, pranojnë këdo ashtu siç është .
Çfare dëmi psikologjik mund ti shkaktohet atij që e vênë në lojë? Që i vënë në dukje diçka që mbase për tê s’përbën asnjë problem.
Le ta fillojme luftën kundër bullizuesve, brënda nesh.
Sa nga ju, sa nga ne tallemi me të tjerë? 🤔
Sa nga ju, sa nga ne nuk do të donim kurrë të na tallnin, të na shanin femijët?
Nëse të dhemb për fëmijen tënd, atehere le ti mësojmë femijet tane të mos e bejnë me shoket e shoqet.
POSHTË BULLIZUESIT, TË ÇDO LLOJ MOSHE”, ka shkruar Aurela.