Një prej çifteve më të ndjekur dhe të preferuar të showbiz-it botëror është Cristiano Ronaldo dhe partneria e tij, Georgina Rodriguez. Të dy e shfaqin shpesh herë dashurinë për njëri tjetrin, por Ronaldo e tregon dhe me anë të dhuratave të shumta dhe të shtrenjta që i bën Georgina-s.
Por ajo e kësaj here i kaloi limitet dhe imagjinatën tonë, diçka e cila e ka surprizuar e lënë pa fjalë dhe vetë atë. Me anë të një postimi në InstaStory, Georgina ka ndarë me ndjekësit e saj foto të dhuratës së ardhur nga partneri, futbollisiti më i paguar, Ronaldo.
Në foto mund të shihet fare lehtë një nga bagazhet më të mëdha dhe legjendare të markës së modës “Louis Vuitton”. Dimensionet e tij arrijnë deri në 140 centimetra gjatësi dhe përbëhet nga tetë sirtarë në të cilët mund të vendosen stoli të ndryshme. Në ndodhej një pasqyrë e lëvizshme si dhe një bust për të vendosur gjerdan. Ky lloj bagazhi zakonisht përdoret për udhëtime të gjata dhe ndoshta dhurata e rradhës do të jetë akoma më e madhe, disa pushime të gjata, por kjo mbetet për t’u parë.
Foton e postuar, Georgina e ka shoqëruar me një shkrim në të cilin shprehej se ishte pa fjalë.
Fundja kush nuk do të ishte, nëse do të mësoje se vlera e kësaj dhurate është 124.000 euro. Është një ndër artikujt më të shtrenjtë dhe luksozë të markës dhe e gjitha është krijuar për inagurimin e markës në “Place Vendome”, i cili është epiqendra e argjendarëve parizienë.
Përpos bagazhit gjigant, dhurata përfshinte dhe tre çanta të tjera të vogla të cilat kanë të njëjtin funksion.