Policia italiane ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme një 22-vjeçar shqiptar në zonën e Bolzanos.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar akuzohet për trafik droge. Ai është arrestuar në flagrancë me një sasi prej 19 kg hashash, që sipas mediave italiane kapte vlerën e 150 mijë eurove.
Nuk bëhet i ditur identiteti i të riut shqiptar të arrestuar dhe as detaje të tjera rreth operacionit