Ndërron jetë në banesën e tij, Gate Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit kriminal në Lazarat. Mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Ishte i dënuar me 12 vite burgim për kultivim narkotikësh.
Gate Mahmutaj i arrestuar 7 vite më parë në si kreu i grupit të Lazararit, gjatë operacionit që policia e shtetit ndërmorri në vitin 2014 për asgjësimin e hashaashit në këtë zonë ka ndërruar jetë në banesën e tij në Lazarat. Ai ndodhej prej disa vitesh në burg , pasi u dënua me 12 vite burg pas arrestimit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat.
Gate Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit. Fillimisht ai u transportua në spitalin e burgut, por më pas mjekët urdhëruan nxjerrjen e tij nga ky spital, poasi nuk kishte më shpresa për jetën.