FIFA ka publikuar renditjen e saj të re “FIFA Coca Cola” për tetorin, ku për bazë janë marrë rezultatet e arritura nga ekipet kombëtare, gjatë eventeve të këtij muaji.
Kështu, falë fitores 1-0 ndaj Hungarisë në transfertën e Budapestit, si dhe humbjes 0-1 në sfidën e fundit ndaj Polonisë në stadiumin “Aiar Albania”, kuqezinjtë e Shqipërisë janë ngjitur tri shkallë, duke u renditur të 63-tët, ndërkohë që ishin në vendin e 66-të.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës, pas humbjes 0-3 ndaj Suedisë dhe hapit fals ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”, ku u mundën 1-2, kanë zgjitur në renditje. Dardanët renditen në vendin 113-të, ndërsa muajin e kaluar ishin të 109-tët.
Sakaq, renditjen “FIFA Coco Cola” vazhdon ta kryesojë ende Belgjika, e ndjekur nga Brazili, ndërsa podiumin e mbyll Franca, e cila fitoi Nations League. Në vendin e katër ka kaluar Italia, në të pestin Anglia dhe në të gjashtin Argjentina.