Vëlla e motër fitojnë rreth 2.2 milionë paund në vit nga OnlyFans në mënyrë që të mbështesin prindërit me shpenzimet që ata kanë.
Sipas mediave te huaja, Daisy Drew, 24 vjeç, nga Glasgoë, bashkë me vëllain e saj Sean Austin 29 vjec iu bashkuan platformës dhe filluan të grumbullonin shuma të mëdha parash që në vitin 2019.
Familja e tyre nuk kishin shumë të ardhura dhe të dy të rinjtë shprehen se kanë marrë miratimin e prindërve për të bërë një gjë të tillë, në mënyrë që të pasuroheshin.
Tani faqja e Daisy është bërë tepër e popullarizuar, duke i fituar asaj gati 145,000 £ çdo muaj – edhe pse ajo kurrë nuk shfaqet në përmbajtje me vëllain e saj.
Tashmë ata jetojnë në një vilë luksoze në Londër, ndërkohë, ata kanë shlyer hipotekën e prindërv dhe cdo borxh që ata kishin.
“Babai im është vërtet krenar për mua, ai është mbështetës për atë që bëj, “tha Daisy.
“Gjëja kryesore është që unë dhe vëllai im jemi të sigurt dhe të lumtur, dhe gjithçka e kemi bërë për prindërit”- u shprehën ata.