Qeveria e Meksikës paralajmëron prindërit që të tregohen të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre në përdorimin e video-lojërave, pasi janë evidentuar raste të karteleve të drogës që dyshohet se rekrutonin të mitur përmes platformave online.
Zyrtarët e sigurisë kanë zbuluar një rast të ngjashëm në jug të Meksikës.
“Rekrutuesit përdornin iniciale për kartelet e dhunshme si “Gjenerata e re Jalisco, Karteli i Verilindje apo dhe identitete të tjera, bëri me dije zëvendës shefi i Sigurisë , Ricardo Mejia në një komunikim për mediat.
Sipas të dhënave të Rrjetit të Meksikës për të Drejtat e Fëmijëve, rreth 30,000 të rinj janë rekrutuar nga kartelet e drogës deri në vitin 2019.
Vrasjet në Meksikë janë në nivele rekord pas trafikantët e drogës dhe sindikata të krimit të organizuar luftojnë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar varre masive, shkruajnë mediat e huaja.