Njerëzit janë marrë me çdo detaj të Squid Game që prej daljes së tij, por ndoshta askush s’do e kishte menduar se kënga rrënqethëse e lojës së parë “Red Light, Green Light”, por jo vetëm ajo – të kthehej në frymëzim për DJ të ndryshëm nëpër botë.
Njerëzit në TikTok dhe YouTube po krijojnë dhe po dëgjojnë editime të ndryshme të remikseve me këngën e lojës. Disa nga videot, sigurisht, e kanë përdorur audion jo vetëm për të kërcyer, por edhe për humor. DJ-të po përfshijnë thuajse gjithë audiot e vendosura përgjatë serialit, veçanërisht ato më epiket.
Ndërkohë, videove në YouTube po ju shtohen klikimet dita ditës. Çdo gjë që përmend “Squid Game” po ngjall interes.