TIRANË
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Xhetoni”, ku është goditur një veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Si rrjedhojë është arrestuar në flagrancë punonjësi i lokalit, E. X., 47 vjeç si dhe është shpallur në kërkim pronari, 36-vjeçari B. H,. Policia ka mundur të sekuestrojë 4 makineri për vendosjen e xhetonave dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhetoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë punonjësi i lokalit si dhe shpallet në kërkim pronari që kishte vënë në dispozicion lokalin për ta përdorur për lojëra fati.
Sekuestrohen 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, Specialistët e Seksiomit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Xhetoni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. X, 47 vjeç (punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. H, 36 vjeç(pronari i lokalit).
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojra fati.
Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.