Këngëtarja e njohur, Lindita Halimi njihet për format trupore seksi për të cilat është ushtruar dhe ushqyer mjaft shëndetshëm kohët e fundit.
Para disa javësh, ajo ka bërë një ndërhyrje te të pasmet e saj duke trasferuar aty të gjitha qelizat e dhjamit në mënyrë që të mos shëndoshet në pjesët e tjera të trupit.
Tashmë që është rikuperuar, Halimi poston herë pas here foto me të pasmet bombastike në plan të parë, duke i lënë ndjekësit e saj në rrjete sociale pa fjalë.
Ditën e djeshme, këngëtarja ndau një fotografi të re në Instagram.
Ajo shfaqej gjysmë e shtrirë në një divan ngjyrë rozë dhe të pasmet ishin ato që tërhoqën vëmendjen.
Halimi kishte veshur një bluzë po ashtu ngjyrë rozë, si edhe një palë pantallona të shkurtra të zeza, të cilat i rrinin pas trupit.
“Çfarë ka të re në ‘Netflix’? Çfarë duhet të shoh?”,– shkroi artistja krahas imazhit.