Nga Erion Murataj!
Kam ditë që gëzoj.
Kam ditë që kënaqem me çfarë shoh e dëgjoj.
Nuk më kënaq fakti që më doli gjithçka kam thënë.
Gëzoj teksa shoh trumcakët politik të nënave parti që para 25 prillit bënin “be e rrufe” për liderat suprem. Kur i thoja se janë nga ata që kanë kaluar ylberin dhe janë bashkë me anatemonin si të paditur politik e njeri pa peshë . E pra s’ka peshë më të madhe se e vërteta dhe fjala e pa ndikuar. E sot që koha më dha të drejtë se ata janë bashkë, lumturohem… Lumturohem më shumë kur shoh edhe atë qe s’kisha parashikuar… Kanë 30 vjet që ua bëjnë ku ti vijë për mbarë një populli të tërë .
Se kisha parashikuar që do vinte dita t’ia bënin njeri-tjetrit pa mllef popullor . Po ja që nuk qënka kot shprehja” N’ ato maja rripa rripa” …
Gjithsesi uroj të mos ndalojnë. Kuptohet jo 30 vjet sepse po ne do të vuajmë nga agonia e kësaj gjëndje, e cila mbase dhe fillon u pëlqen. Në këtë kohë rëndësi ka që po merren me njeri-tjetrin . E sa për hallet tona, bëni durim nuk është koha . Koha është t’ia bëjnë njëri- tjetrit dhe zoti u shtoftë inatin…/Egnatia news