Celibashi nga Korça
Z. Celibashi nga KQZ do të ketë padi për komisionerët që kanë tjetërsuar votën?
Celibashi: Jemi në proçes vlerësimi akoma të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë proçesit të numërimit të fletëve të votimit, në përfundim të këtij proçesi në rastet kur do të identifikohen qartazi shkelje të rënda të rregullave të proçesit për numërimin e fletëve të votimit normalisht që do të ketë sanksione të karakterit administrativ por edhe kallzime penale kur këto shkelje tregojnë dukshëm deformimin e rezultatit të numërimit.
Pyetje: PD ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar për Reformë Zgjedhore, a ka nevojë Shqipëria për reformë të re pas çdo proçesi zgjedhjesh?
Celibashi: Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshine në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë inisiativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që proçesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve.
Pyetje në lidhje me Reformën Territoriale.
Celibashi: Reforma Territoriale si diskutim iu përket partive politike KQZ nuk ka dhe nuk mund të ketë zë në këtë proçes ka mendime të ndryshme në lidhje me organizimin e hartës administrative dhe si ajo duhet të jetë por le t’ia lëmë partive dhe qeverisë diskutimin për këtë çështje, sikurse thashë meqënëse kjo lidhet edhe me R. Zgjedhore sa më shpejt të mbyllet ky proçes është më mirë, pasi ka ndikim, jo të drejtpërdrejtë por ka ndikim në Reformën Zgjedhore.