Problem në shumë lagje të qytetit
Edhe pse u kritikua për problemin me mbetjet sërisht bashkia e Elbasnit vijon te këtë problem sa I takon menahimit të tyre. Pamjet që po shihni tregojnë se së pari qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbetjet jashtë kontenierëve edhe pse këta të fundit janë të vendosur dhe jo të mbushur. Ata të cilët jetojnë këtu janë përgjegjës për mirëmbajtjen e të paktën zonës ku jetojnë. Të pyetur qytetarët thonë se së pari janë ata vetë fajtor për ndotjen e më pas institucionet për mosmirëmbajtjen e kontenierëve.
Edhe pse kjo verë ka qenë shumë problematike sa i takon ndotjes së ambientit situata nuk duket se do të ketë një zgjidhje afatgjatë në rast se edhe vetë banorët që jetojnë këtu nuk ndërgjegjësohen dhe aktivizohen në mbajtjen pastër të ambienteve të përbashkëta publike.