Pjesë nga biseda:

Demokrati: Do i drejtohem ambasadores Amerikane: hidhe vështrimin në histori, te familjet e persekutuara. PS ishte kundra amerikës, dhe sot në shpirt janë kundër amerikës. Zoti kryetar në 2009 pashë atë siglën, thashë na tradhëtunë. Ku janë katër simbolet e partisë?

Sali Berisha: Besoj se jam me një mendje, dhe e shpreha dhe me parë, se ne jemi forcë politikë pro amerikane, pro perëndimore. E kemi pasur gjithmonë prioritet. Ne nuk lëvizim nga ky pozicion. Unë ju garantoj ju se ne jo vetëm do fitojmë zgjedhjet por do vendosim marrëdhëniet me të mira me SHBA-të dhe BE-në, ku kemi miq të shkëlqyer. Nuk duhet të nisemi te disa qëndrime të caktuara. Kur ju thashë dy muaj më parë, kur u përmend bari, se Zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë. Tani që e shohim në majezën e qeverisë në ëeekend-e, e kanë të qartë që Sali Berisha ka të drejtë. Unë askujt nuk i hy në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi kushdo që të jesh. Do vijnë përfaqësues të shqiptarëve nga Amerika për të përshpejtuar procesin e Shqipërisë.