Blerja më fundit e Bitcoin, me vlerë afërsisht $25 milionë me çmimet aktuale, shënon herën e dytë që një qeveri blen bitcoin që nga data 20 shtator, ku ishte vetë Bukele që bleu 150 bitcoin.
“Ishte një pritje e gjatë, por që ja vlejti. Ne sapo blemë bitcoin kur vlera e tyre në treg ra! 420 bitcoins të reja.” shkruajti Bukele në një postim në Twitter. Më herët gjatë muajti të kaluar, El Salvador u bë shteti i parë në botë që adoptoi Bitcoin si një monedhë zyrtare bashkë me dollarin amerikan. Bukele mendon se kjo strategji do të ndihmojë vendin duke bërë të mundur që emigrantët të sjellin më tepër para në El Salvador, pasi tarifat e transferimit të Bitcoin janë shumë të ulëta.
Bankat tradicionale dhe institucionet e tjera financiare zakonisht vendosin tarifa të mëdha për proçesin e transferimit të parave.
Në total El Salvador ka 1,120 bitcoin, sipas të dhënave zyrtare, të cilat kanë një vlerë prej $66 milionë. Ekonomia e këtij shteti të varfër është shume e varur nga paratë që vijnë në vend nga emigrantët, rreth $6 miliardë, pothuajse çereku i prodhimit të brendshëm bruto.