62 është numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti i rënë dy ditë më parë në Bulqizë, me magnitudë 4.7 të shkallës.

Ndërkohë sipas IGJEUM nga e premtja deri të shtunën në darkë janë regjistruar edhe 7 lëkundje të tjera me magnitutë të ulët.

IGJEUM ben me dije se eshte ushtruar kontroll ne 100 banesa, nga te cilat kane rezultuar te demtuara lehte 60-70 banesa dhe 30 banesa me demtim mesatar.

Njoftimi i plotë:

Informojme per situaten pas termetit te dates 29.10.2021 qe preku qarkun Diber, nga institucioni i Prefektit ne komunikim me MC te bashkise Bulqize, bazuar ne situaten e krijuar nga raportimet nga njesite administrative te kesaj bashkie ku u raportuan deme  ne disa banesa per te cilen u ngriten 3 grupe pune per kete qellim, ku nga verifikimet ne terren u konstatuan te demtuata 100 banesa, nga te cilat 60-70 banesa te dëmtuara lehte dhe 30 banesa me demtime te mesme te shoqeruara me kerkesat e qytetareve sipas Njesive Administrative te ndara si me poshte vijon;

Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.

Nj.Adm.Zerqan

22 banesa.

Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 benasa.

Nj.Adm.Gjorice 11 banrsa.

Nj.Adm.Ostren

9 banesa.

Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.

Nj.Adm.

Martanesh 6 banesa.

Nj.Adm.Bulqize     3 banesa.

Grupet e verifikimit te Bashkise Bulqize jane ne terren per verifikimin dhe vlersimin e demeve ne teritor.