Damian Gjiknuri mbetet i besuari i Edi Ramës për çështjet zgjedhore.
Emri i tij do të propozohet si bashkëkryetar i Komisonin të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që pritet të miratohet në Kuvend me dakordësinë e të gjitha palëve politike.
Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas mbledhjes me deputetët e PS-së, në mungesë të Edi Ramës, i cili ndodhet në një vizitë pune në Skoci.
Balla:
Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri.
Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend.