Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Z, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit F. E, 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë(thikë);
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë V. D, 33 vjeç, pasi në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. S, 38 vjeç(i kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim.
Më datë 01.11.2021, shtetasi S. H, kallëzon se në rrugën “Ostreni”, është kanosur nga një person i paidentifikuar. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.