Monika Lubonja dhe Donald Veshaj duket se janë “armiq të betuar” në “Big Brother VIP”, ku momentalisht, pas ngjarjeve të ndryshme, kanë ndërprerë edhe komunikimin me njëri-tjetrin.
Aktorja nuk ka lënë gjë pa thënë për Donaldin, duke shfrytëzuar çdo bisedë me banorët e tjerë për të ofenduar atë.
Por, në asnjë moment, që prej një muaji në të njëjtën shtëpi, aktorët nuk kanë treguar se njihen me njëri-tjetrin.
Dyshja ka pasur dalje publike për një kohë të gjatë, në “Dance With Me 5”, në “TV Klan”, moderuar nga Alketa Vejsiu.
Për gjysmë viti, Monika Lubonja dhe Donald Veshja kanë qenë partner kërcimi në këtë spektakël, ku falë performancës së mirë me njëri-tjetrin arritën deri në finale.
Por, kjo ‘kimi’ mes aktorëve nuk po reflektohet në “Big Brother VIP” dhe fakti që po e mbajnë të fshehtë njohjen jashtë këtij realit show, ngre dyshime.