Sipas meteoalb: Vijojne zonat Jugore në dominimin e kthjellimeve dhe vranësira të lehta. Por zonat Qëndrore dhe Veriore do kenë vranësira më të dukshme duke bërë që herë pas here të sjellin reshje të pakta në këto zona.
Pas mesditës moti përmirësohet dukshëm në të gjithë vendin duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim të lartë 4 – 5 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. POR në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluara.