Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Saemira Hilën, gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes. Ajo nuk i ka kaluar të tre shtyllat e rivlerësimit të vettingut, veçanërisht në kriterin e pasurisë.
Në pamjet e siguruara nga LSA duket se si familjarët e përqafojnë të mërzitur pas vendimit të KPK, ndërkohë që gjyqtarja përpiqet që ta mbajë veten.
Saemira Hila e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punonte prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes.
Analiza e pasurisë, e cila ka pezulluar gjyqtaren është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.