Shqipëria nuk është paraqiytur në gjyqin e mbajtur në Gjykatën civile të Hagës të zhvilluar në lidhje me çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti.
Gjyqi zhvillohet në lidhje me kërkesën e bërë nga ky i fundit për sekuestrimin e parave që kompanitë e naftës ‘Shell’ dhe ‘Eni’ i detyrohen shtetit shqiptar.
Ambasada nuk ka bërë ende një reagim zyrtar për mosparaqitjen e saj në gjykatën ndërkombëtare, ndërkohë që padia në Hagë vjen pas proçeseve gjyqësore në Austri e Belgjikë për sekuestrimin e aseteve të shtetit shqiptar në lidhje me vendimin e Arbitrazhit në Ëashington DC, ku qeveria shqiptare u dënua me 110 milion Euro dëmshpërblim.
Jo vetëm ambasada por në lidhje me këtë çështja ka munguar dhe reagimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare duke e lënë në hije të prononcimeve publike për informimin e qytetarëve.
Fax web