Pak orë para seancës parlamentare të ditës së sotme, kryedemokrati ka thirrur në takim grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00 në selinë blu.

Para mbledhjes së një dite më parë kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë. /Abcnews.al